Vëllai i Agron Kapllanaj ‘shpërblehet’ me 330 MLN lekë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Vlorës Ermal Dredha

0
249

Vetëm në Shqipëri mund të shohim çudita të tilla; kur oligarkët arrestohen ndaj tyre nuk nisi hetime por shpërblehen. I tillë është rasti me Shkëlqim Kapllanajn, vëllain e Agron Kapllanajt. Ai u arrestua me datë 5 maj në Mallakastër.

Fillimisht u raportua se Kapllanaj po blinte vota për llogari të vëllait të tij, Agronin, i cili ishte kandidatit i Alibeajt në Mallakastër për zgjedhjet e 14 majit. Por më pas blutë njoftuan se arrestimi i tij është bërë në flagrancë pas një sherri mes disa personave.

Pas asaj dite nuk u fol më për këtë ngjarje. Ndërsa vetëm disa javë më pas i përzgjedhur i PS në Vlorë i bënë një dhuratë të majme. Ermal Dredha, kryetari i ri i Bashkisë Vlorë ka regjistruar një tender me objekt “Rehabilitimi, Sistemimi dhe Asfaltimi i rrugëve ne blloqe dhe lagje ne rajonet 1,2,3,4dhe 5”.

Këtë tender, sikur duket nga dokumentet, e ka fituar firma SHKELQIMI 07” SH.P.K. Bashkë me të kanë paraqitur oferta edhe 6 firma të tjera, por janë skualifkuar shpejt e shpejtë nga kryebashkiaku i ri i Vlorës. Dhe si një formë shpërblim për atë që ndodhi para zgjedhjeve kontrata i është falur Shkëlqim Kapllanajt, edhe pse vëllai i tij kandidonte për opozitën.

Oferta e Kapllanajt kap vlerën 330 milionë lekë dhe Derdha nuk e ka vrarë mendjen, aq para do i xhirojë biznesmenit për të arnuar asfaltet në qytetin e Vlorës.

 

Pavarësisht se Agron Kapllanaj garoi si kandidati Enkelejd Alibeajt,’ Rilindja’ e ka përkëdhelur shpesh herë vëllain e tij me tenderë. Shkëlqim Kapllanaj njihet si biznesin i preferuar i Edi Ramës pasi ka marrë nga ai tenderë me vlerë miliona euro në vepra infrastrukturore dhe tek lagjja “5 maji” në Tiranë./ JOQ

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here