Del Tahiri, hyn Ahmetaj?!

0
150

Ne diten qe gjykata dha vendimin per lirimin e ish-ministrit te BrendshemSaimir Tahiri dhe vijimin e denimit ne kushte shtepie, ish-deputeti socialist Vladimir Kosta u thirr pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas raportimeve mediatike, thirrja në SPAK lidhet me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kosta ka rezultuar në marrëdhënie biznesi me Ahmetajn, ndërsa raportohet se më herët SPAK ka marrë më herët në pyetje edhe biznesmenë të tjerë të lidhur me Ahmetajn.

SPAK po heton ish-ministrin e Financave në kuadër të procedimit 277/1, i cili është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve. Hetime po zhvillohet edhe për pasuritë e ish-kryeministrit. Arben Ahmetaj dyshohet se ka konsumuar veprat penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave.

Në muajin Mars, Prokuroria e Posaçme sekuestroi vilën e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt në Palasë dhe një tjetër vilë në pronësi të bashkëjetueses së tij, në Hamallaj.

Vetë Ahmetaj ka mohuar akuzat ndaj tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here