Ndalimi i nënkryetarit të FRPD, Arvit Bushati/ Reagon PD: Policia t’i rrijë larg urdhrave politikë!

0
142

Nënkryetari i Forumit Rinor të PD, Arvi Bushati, është ndaluar nga Policia në Shkodër gjatë orëve të mbrëmjes. Lajmin e dha dega e PD në këtë qytet në një deklaratë urgjente, ku akuzon se shoqërimi dhe ndalimi i Bushatit është bërë vetëm nëpërmjet urdhrave politikë, një akt që tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë Rama dhe që mbjell pasiguri për qytetarët.

Në deklaratë, në vijim theksohet me forcë: ” Partia Demokratike i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe të gjitha strukturave ligjzbatuese të qëndrojnë larg urdhrave politikë pasi do të përballen me forcën e ligjit dhe nuk do të ketë Edi Ramë që t’i mbrojë përballë këtij skenari antiligjor!”

“Në një kohë kur krimi po bën ligjin dhe shteti shqiptar është gjunjëzuar përpara tij, Policia e Shtetit vijon t’i bindet urdhrave politikë. Pa asnjë shkresë dhe në mënyrë abuzive është ndaluar gjatë orëve të mbrëmjes nga Policia e Shkodrës dhe është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës, Nënkryetari i FRPD së Shqipërisë, Arvit Bushati.

Efektivët e Policisë pa asnjë shkresë, por vetëm nga urdhrat politikë të shpërndarë përmes telefonit bënë ndalimin e tij duke zgjedhur t’i nënshtrohen kërkesave absurde të eprorëve, ndërsa bëjnë sehir përpara krimit që ka mbërthyer Shkodrën duke mbjellë pasiguri për qytetarët e saj.

Kjo situatë kriminale ku për ligjin nuk pyet askush, është fytyra e vërtetë e Qeverisë Rama e cila në gjithë këto vite ka zgjedhur që të bëhet palë me të keqen.

Nuk është hera e parë që të tilla skena kryhen në Shkodër ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmes ngjarjeve të inskenuara dhe tërësisht antiligjore, vetëm e vetëm për t’i intimiduar dhe mbajtur nën presion.

Edi Rama dhe bandat e tij me dhe pa uniformën e shtetit, por të sponsorizuara prej tij nuk do t’ia arrijnë të nënshtrojnë opozitën dhe mbështetësit e saj, përtej çdo skeme që do të tentojnë të vënë në zbatim.

Partia Demokratike i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe të gjitha strukturave ligjzbatuese të qëndrojnë larg urdhrave politikë pasi do të përballen me forcën e ligjit dhe nuk do të ketë Edi Ramë që t’i mbrojë përballë këtij skenari antiligjor që është ngritur në këto 10 vite në vend.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here