“Do ju heq burgimet e përjetshme”, guximi i aktivistes të PS, Milena Deraj

0
158

Zbulohen detaje në lidhje me mashtrimin e kryer nga 30-vjeçarja Milena Deraj, e cila i mori 340 mijë euro një familjeje për një çështje gjyqësore për një krim në Velipojë.

30-vjeçarja u mori 340 mijë euro babait dhe dy djemve me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Ajo u premtoi atyre se do të gjente kontaktet përmes avokatëve të njohur që të hiqte dy burgime të përjestshme.

Por duke qenë se nuk e realizoi premtimin e dhënë, por i mashtroi, familja në fjalë e ka kërcënuar me jetë 30-vjeçaren.

Gjatë seancës së dhënies së masës së sigurisë, Deraj deklaroi përpara gjykatës se është marrë peng dhe është kërcënuar nga 4 banda.

 

Gjykati vendosi lënien në burg të 30-vjeçares, ndërkohë që në kërkim janë shpallur nga policia dhe tre personat që i dhanë 340 mijë euro dhe e kërcënuan.

Deraj, një ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë, akuzohet dhe për një vepër tjetër penale të mashtrimit me shuma të konsiderueshme.

Ajo dyshohet se i mori një shumë prej 230 000 euro një shtetaseje, me pretendimin se do t’i investonte paratë në bono thesari me qëllim përfitimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here