Nuk paraqitet në gjykatë fare/ Akuzoi Veliajn për shpifje, GJKKO pushon padinë e Bashës

0
141

Gjykata e Posaçme ka pushuar padinë për “shpifje” të bërë nga Lulzim Basha kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Togat e zeza pushuan çështjen pasi nuk është paraqitur as Basha dhe as avokatët e tij.

Në padi argumentohej se Veliaj, si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin Bashës.

Padia konsideronte si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se: Kryetari i PD-së u bë me 4 shtëpi, gjatë tërmetit dhe pandemisë, se ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se ka ndërtuar pa leje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here