Denoncimi, Berisha: Në Shkodër ishim 14% para, Bajrat dhe 4 bandat e tjera ndanë 12 mln euro!

0
122

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi sonte ne mbreme ne syritv rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit në bashkinë e Shkodrës.

Lideri i opozitës tha se opozita dhe kandidati i saj në kryeqendrën e veriut ishin 14% para.

Berisha akuzoi se ishte ndërhyrja e qeverisë dhe përdorimi i bandave kriminale në blerjen e votave që deformuan vullnetin e qytetarëve.

Kreu i PD tha se Bajrat dhe 4 banda të tjera që ishin bërë bashkë në Shkodër, kanë shpërndarë 12 mln euro për të blerë votat.

“Në Shkodër, poll-et tona dhe poll-et e kundërshtarëve tanë, dilte me 12-14% përpara për ne. Përveç këtyre poll-eve, vetë kandidati kishte një organizatë sondazhesh nga Kosova e cila konfirmonte të njëjtat rezultate. Tre ditë para zgjedhjeve, socialistët në mjediset e tyre të brendshme deklaronin se e mbyllëm Shkodrën. Informacionet e mia ishin këto, fillimisht dërguan 2 mln euro bandës kryesore, Bajrave për t’i shpërndarë, nuk patën efektin që donin. Dhe më pas kanë dërguar 10 mln euro, kanë unifikuar në veprimtari kriminale 5 banda nga Dajçi në Dobraç dhe i kanë vërsulur duke ndarë para dhe rrëmbyer votat për qeverinë. Para kësaj situate unë i kërkoj Akil Krajës, drejtorit të kandidatit, do instalohesh ditën e votimit në Velipojë sepse Pëllumb Gjoka një problematik me një seri akuzash të rënda por që thuhet se lanë paratë e Olsi dhe Edi Ramës në Velipojë, dot ë bëjë gjithçka për të ndërhyrë. Akili shkon në Velipojë. Qendra e Votimit 4-5 banditë te dera me tatuazhe dhe zinxhirë floriri, vinte zgjedhësi e prisnin te dera, u hidhnin dorën në krah, i thonin diçka në vesh, e shoqëronin brenda dhe e prisnin derisa largohej. BMë e fundit e Pëllumb Gjokës pothuajse nuk kishte zënë derën e QV. Pëllumbi kishte shpërndarë njerëzit me makina me targa të huaja dhe e kishte vënën nën kontroll”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here