Dy ura dyqindvjeçare zhduken nga përmbytja/ ‘Prej arrogancës së Kumbaros dhe Ramës’

0
182

Deputetja demokrate, historiania Valentina Duka, ka denoncuar sot zhdukjen përfundimtare nga harta e monumenteve të kulturës, dy urave të trashëguara 200-300 vjeçare si pasojë e përmbytjeve, për të cilat ajo ka akuzuar arrogancën e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe papërgjegjshmërinë e Kryeministrit Edi Rama për t’i mbrojtur.

“Shpeh indinjatën time të thellë, – tha Duka sot, nga vendi ku ndodheshin urat deri dje, –  të zhdukjes së dy urave të rëndësishme të periudhës osmane,  si ura e Oshtovës në zonën e Libohovës, një urë e periudhës osmane e përdoshme edhe sot dhe tjetra, ura e Orgockës e zonës së Korçës. Këto ura janë të trashëguara nga 200-300 vjet më parë dhe janë ruajtur, ndërsa brenda dy ditësh zhduken jo vetëm nga harta e monumenteve të kulturës por dhe nga harta e gjeografisë së Shqipërisë.  Sado premtime të bëhen se do rindërtohen, ato nuk mund të bëhen siç ishin, janë ura unikale. Banorët kanë kohë që kanë trokitur në derën e Ministres së Kulturës, por përgjigjet e saj kanë qënë arrogante dhe qeveria Rama nuk ka ndërhyrë në kohën e duhur për t’i mbrojtur.

Kam pasur fatin që të vizitoj ura të tilla në vende të tjera të Ballkanit që i ruajnë me fanatizëm dhe shpenzojnë dyfishin e fondeve për t’i mbrojtur dhe jam këtu për të dënuar papërgjegjëshmërinë e qeverisë Rama për këtë që i shkaktuar vendit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here