Faktet/ Denoncimi i PD: Shkelje dhe manipulime në procesin zgjedhor në Elbasan

0
138

Partia Demokratike ka denoncuar sot manipulimet dhe shkeljet e zbuluara gjatë procesit zgjedhor në Elbasan.

Gjatë një deklarate për media nga ana e kryetarit të KZAZ Nr. 47, të Bashkisë Elbasan, Anton Prekaj janë bërë publike shkeljete gjetura.Jam këtu në cilësinë e kryetarit të Komisioni Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nr 47 të Bashkisë Elbasan, për të denoncuar parregullsitë dhe shkeljet e vërejtura në të gjitha etapat e procesit zgjedhor në këtë KZAZ. Konkretisht:

Nga Komisionet e Qendrave të Votimit janë dorëzuar në KZAZ 47, 72 pajisje elektronike të votimit dhe numërimit (PENV), pa vulë sigurie, shkelje e rëndë kjo e pasqyruar në për verbalet përkatëse të dorëzuara në KQZ.

Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor ne 47, ka certifikuar rezultatin e nxjerrë nga operatorët, të cilat janë depozituar në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ

Ditën kur janë dorëzuar tabelat e rezultateve dhe tabelat përmbledhëse në KQZ, na është kërkuar që të plotësojmë tabela të tjera me rezultate të ndryshme nga ato që Pajisjet e Votimit kanë printuar dhe ne i kemi certifikuar më parë për Qendrat e Votimit Nr. 2481/1 dhe 2483. Pretendimi i tyre ka qenë sepse pajisja e dorëzuar ka të dhëna të tjera nga ato që ne kishim certifikuar me Vendim unanim të KZAZ47. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe që ngre shumë dyshime.

Unë dhe komisionerët e opozitës kemi refuzuar me arsyetimin se nuk mund të nxirren tabela rezultatesh te ndryshme për të njëjtën QV, duke i kërkuar KQZ që ata të korrigjojnë tabelat finale bazuar edhe në Kodin Zgjedhor.

Nga KQZ më është bërë presion disa herë dhe disa ditë rresht për t’i miratuar tabelat e tyre, deri edhe me ndjekje penale.

Denoncoj këto praktika të dyshimta, që vënë në pikëpyetje të gjithë procesin dhe ngrenë dyshime për devijim dhe manipulim të rezultatit zgjedhor në Bashkinë Elbasan.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here