Intervista AKIP, Ferruni:Zërat pro armëve kimike në Shqipëri? “Megallomanë”, numërohen me gishtat e dorës

0
66

Florenc Drizari

“Qeveria dhe Kuvendi të refuzojë pritësinë e kësaj të keqe botërore”

 

lavdosh-ferruniPas deklaratave të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta lidhur me ccështjen demontimit të mundshëm të armëve kimime të Sirisë në Shqipëri, kanë reaguar edhe ambientalistët në vendin tonë. Në një intervistë për gazetën “Standard”, aktivisti i AKIP, ambientalisti Lavdosh Ferruni, deklaron se qeveria shqiptare dhe Kuvendi duhet t’i thonë ndal importit të tyrë në Shqipëri. Z. Ferruni në intervistën e tij bën një analogji me kapacitetet dhe mundësitë reale që ka Shqipëria për importin e këtyre armëve kimike, me mbajtjen e kampionatit botëror të futbollit në vendin tonë. Duke evidentuar faktin se ky event do të ishte i pamundur të zhvillohej në Shqipëri, për nga vetë përmasat e këtij kompeticioni, Ferruni thotë se qeveria, ashtu edhe Federata Botërore e Futbollit, do t’i thoshte jo kësaj ngjarjeje në vendi tonë, dhe po në të njëjtën mënyrë thotë ai, duhet të veprojë edhe OKB apo SHBA, duke i thënë Jo importin e armëve kimike.

Z. Ferruni, kryetar i Kuvendit Ilir Meta, i pyetur në lidhje me shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, tha se Shqipëria do të marrë përgjegjësitë e saj për aq sa i takon dhe se procesi do të jetë transparent. Si e shikoni ju deklaraten e tij, ndërkohe që ajo erdhi pak pas takimit që z. Meta pati me Kryeministrin Rama, ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe ambasadorin Amerikan, Aleksander Arvizu?

Pergjigja e z Meta është korrekte për një shtetar. Është pozitive që Qeveria dhe politika shqiptare po tregohet e matur me këtë ccështje shumë delikate. Ky qëndrim jo i nxituar i Qeverisë dhe i maxhorancës për të thënë “Yes Sir” shkon drejt vendimit racional për të refuzuar këtë herë kërkesën e pa bazë të SHBA për zhvendosjen e armëve kimike të ccfarosjen në masë drejt Shqipërisë. Meta me të drejtë thotë se Shqipëria do të mbaj aq përgjegjësi sa mbajnë supet e saj. Le të bëjmë një paralelizëm, që ndokujt mund ti duket i egzagjeruar. A e mbajnë supet e Shqipërisë zhvillimin e një kampionati botëror futbolli? Cdo kush do thoshte, “Jo”. Edhe Qeveria do thoshte “JO”, edhe Federata Botrore e Futbollit as nuk do ta merrte në diskutim rastin e Shqipërisë si vend pritës. Dhe paralelisht por në kahun e kundërt A mund ta mbaj mbi supe Shqipëria “lojrat” botrore të carmatimit të Sirisë? OKB e para duhet të refuzoj cdo propozim ku vend pritës i armëve kimike të Sirisë të jetë Shqipëria. Propozuesi, SHBA, që e njeh mirë dobësitë e brishtësinë e Shqipërisë duhe ta tërheqë kërkesën e saj, dhe mbi të gjitha Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë me qartësi e mbështetje popullore të refuzoj pritësinë kësaj të keqe botrore.

Ju keni folur per zhvillimin e protestave kunder importit e ketyre armeve ne Shqiperi. Me konkretisht ku do te konsistojne ato dhe ccfare pritet nga shoqeria civile ne ditet ne vijim?

Nuk ka pasur asnjë rast tjetër në Shqipëri të një kohezioni kaq të madh të shoqërisë civile dhe të qytetarisë së këtij vendi se sa kjo e tashmja; dhe kjo është argumenti më i fortë për të sjellë lëndët vdekje prurëse në Shqipëri.

Të martën në orën 13:00 AKIP si organizata që e bëri e para publike këtë projekt në dëm të së ardhmes së Shqipërisë do të drejtoj sicc ka paralëjmëruar ditë më parë një protestë të madhe qytetare para kryeministrisë e më pas para ambasadës Amerikane.

Cili eshte mesazhi, apeli juaj per armet kimike, nderkohe qe ditet e fundit duket sikur jane rritur edhe zerat Pro demontimit te tyre ne Shqiperi?

Zërat pro demontimit të armëve kimike në Shqipëri? po numurohen me gishtat e dorës, kanë vetëm një emër “megalloman”

 

 

 

Kastriot Islami

Shkatërrimi i armëve kimike siriane në Shqipëri

“Nje ish-punonjës shkencor, Pëllumb Zaimi, krahas analizes dhe opinionit të tij shtron edhe disa pyetje për këtë ccështje:

 

1) A i ka Shqipëria kapacitetet për importimin dhe shkatërrimin e armëve kimike?

2) Sa ekspertë të kualifikuar ka Shqipëria për trajtimin/shkatërrimin e armëve kimike?

3) A i ka Shqiperia paisjet moderne për shkatërrimin e armeve kimike siriane?

4) A ka Shqipëria poligon kimik të përshtatshem për shkatërrimin e armëve kimike siriane?

5) A ekzistojnë të gjithë mjetet për garantuar sigurinë e këtij procesi?

6) A ka Shqipëria struktura për të pritur në port/aeroport, për të transpartuar dhe akomoduar armët kimike siriane?

7) A janë të përshtatshëm portet tona për të pritur armët kimike siriane?

A i ka aeroporti i Rinasit kushtet për të pritur, depozituar përkohesisht dhe përcjelle armët kimike siriane?

9) A i ka Shqipëria mjetet e dudhur për transportin e armeve kimike siriane?

10) A i ka Shqipëria mekanizmat mbrojtës në rastin të një aksidenti në pritje apo gjatë transportit të armeve kimike siriane?

11) Sa e gjatë është periudha për shkatërrimin e tyre?

12) Cfarë mbetjesh do të rezultonin pas shkatërrimit te armëve kimike siriane, ccfarë do të bëhej me to, sa të dëmshme janë?”, – ka postuar një ditë më profilin e tij në “Facebook”, deputetiti i PD-së, Kastriot Islami.

 

Kushtetuta e Shqipwrisw pwr tw drejtwn e informimit

NENI.56.Kushtetuta e Shqiperise

Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij.

NENI.59.Kushtetuta e Shqiperise

1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:…

d) një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm

NENI.73.pikat.3/4. LIGJ Nr. 8934, date 5.9.2002 “PER MBROJTJEN E MJEDISIT”

Pjesëmarrja e publikut ne vendimmarrje për çështjet e mjedisit:

3. Kushdo ka te drejte te ankohet tek organet shtetërore te mjedisit për çdo veprimtari qe përdor, kërcënon, dëmton dhe ndot mjedisin dhe te kërkojë mbylljen e saj ne rast rreziku. përveç marrjes se masave, këto organe i përgjigjen kërkesës brenda 1 muaji nga marrja e saj.

4. Ne kushtet e parashikuara nga ligji nr.7866, date 6.10.1994 “Për referendumet”, publiku dhe organizatat jofitimprurëse kane te drejte te kërkojnë organizimin e referendumeve te përgjithshme ose te pjesshme për çështje te mjedisit.

Neni.81.LIGJ Nr. 8934, date 5.9.2002 “PER MBROJTJEN E MJEDISIT”

E drejta për padi gjyqësore:

Ne rast kërcënimi ndaj mjedisit , ndotjeje dhe dëmtimi te tij, qytetari, publiku dhe organizatat jofitimprurëse kane te drejte:

a) t’u kërkojnë organeve shtetërore përkatëse marrjen e masave te duhura brenda afateve dhe ne përputhje me autoritetin qe u jep ligji;

b) te ngrenë padi ne gjykate, ne kushtet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile, kundër organit publik ose personit fizik e juridik, qe ka sjelle dëme ne mjedis ose qe rrezikon ta dëmtojë atë.

 

 

Armët kimike, qytetarët e Elbasanit protestë pranë Uzinës së Mjekësit

Qytetarë të Elbasanit protestua një ditë më parë pranë Uzinës së Mjekësit. Aktualisht pranë Uzinës së Lëndëve Plasëse (ULP) në Mjekës, pak kilometra larg qytetit të Elbasanit, përflitet që do të bëhet demontimi i armëve kimike.

Dy ditë më parë ambientalistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile organizuan një takim në Tiranë, për të shpjeguar pse Shqipëria duhet të refuzojë propozimin për shkatërrimin e armëve siriane në territorin e saj. Sipas tyre kushtetuta e vendit e pengon një gjë të tillë, ndërkohë që theksuan se ky lloj operacioni mund të jetë me pasoja shumë të rënda për mjedisin.

Ata deklaruan se sipas tyre është e turpshme që vendi të kthehet në një kosh plehrash, ndërsa kanë kujtuar se vetëm pak javë më parë një ndër vendimet e para të qeverisë ishte pikërisht ndalimi i importit të mbetjeve.

Ndërkohë që publikisht qeveria deklaron se ende nuk ka marrë një vendim për eliminimin e armëve kimike që do të vijnë nga Siria, në terren duket se kanë nisur përgatitjet e para. Pak ditë më parë u përfol në media për një urdhër të ministres Kodheli për të pastruar ambientet e brendshme të Uzinës së Mjekësit. Kjo uzinë pritet të përdoret për eliminimin e këtyre armëve kimike. Sipas zërave, urdhri i Kodhelit bën fjalë për pastrimin në një kohë sa më të shpejtë të sipërfaqes prej rreth 80 mijë metrash katrorë, e cila do të përdoret fillimisht për vendosjen e ngarkesës dhe më pas eliminimin e armëve kimike.

Nëse Shqipëria do të pranojë të marrë pjesë në shkatërrimin e armëve kimike nga Siria, kjo nuk është eksperienca e parë për Uzinën e Mjekësit. Ministria e Mbrojtjes e ka përdorur këtë uzinë, të vendosur në zonën e Elbasanit, edhe për demontimin e predhave 160 mm.