Denoncimi/ “Pronarët kanabisit në Vlorë përdhunuan djalin 17-vjeçar”

0
214
Parcela me bime kanabis ne mallet e Kurveleshit, ne Tepelene. Policia shqiptare po ndermerr nje aksion te gjere gjate te cilit jane gjetur dhe shkaterruar rreth 16.000 bime kanabis. Deri me tani gjysme milioni bime kanabis jane shkaterruar qe kur qeveria vendosi luften kunder kultivimit te droges dhe trafikimin si nje nga perparesite kryesore te saj./r/n/r/nCannabis plants in Kurvelesh commune, 200 kilometers (125 miles) south of the Albanian capital, Tirana. Albanian police found and destroyed some 16,000 cannabis plants and arrested a suspect. So far half a million cannabis plants have been destroyed since the government set fighting drug cultivation and trafficking as a top priority.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook’ denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se policia e Vlorës po fsheh përdhunimin e një djali 17-vjeçar, që punonte në fushat me kanabis. Sipas denoncuesit, djali është përdhunuar nga pronaret e parcelës, pasi u kërkoi lekët e punës. Sipas tij, një nga përdhunuesit ka vëllain oficer policie në Vlorë.

STATUSI I BERISHES

Qytetari dixhital denoncon: Nje krim te shemtuar i trafikanteve te droges -perdhunumi nje djali 17 vjecar qe fshihet nga komisariati i Vlores!

I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me urgjence hetimin per kete ngjarje tronditese! sb “Pershendetje Doktor.Dje komisariati i Vlores eshte tronditur nga nje denoncim i nje djali 17 vjeçar i cili si shume te tjere punon ne parcelat e hashashit.Djali ne fjale eshte perdhunuar seksualisht (vertetuar edhe nga mjeku) nga pronaret e parceles dhe vazhdimisht kercenohet nga keta persona. Deshmia e ketij djali ka tronditur gjithe oficeret e policise duke i lene te shokuar.Ata jane gati te bejne gjithcka per kete ngjarje por ka nje veshtiresi, nje nga perdhunuesit njekohesisht edhe pronar i parceles ka vellain e vet oficer policie ,dhe kuptohet qe element te tjere te policise jane ne pjese.Parcelat ne fjale jane ne fshatin Dukat ndersa perdhunimi eshte bere ne Babice te Vlores pasi kane shkuar dhe e kane mare te riun ne shtepi sepse ky i fundit u kerkonte leket e punes dhe ata e ndeshkuan.Ju lutem Doktor ndihmoni kete familje dhe oficeret e policise ta çojne ngjarjen deri ne fund sepse edhe ata kane nevoje per mbeshtetje.Me respekt”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here