Çështja Beleri/ Vjen tjetër “kërcënim” nga Greqia: Do pengojmë financimin e Shqipërisë nga BE !

0
189

Çështja e arrestimit dhe burgosjes së Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur në 14 maj për Himarën, po kthehet në një përplasje reale, që duket se po i vendos në pikëpyetje Shqipërisë, integrimin evropian.

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Miltiadis Varvitsiotis, ka deklaruar në një intervistë me Real FM se Greqia i ka ashpërsuar tonet dhe qëndrimin e saj ndaj Shqiëprisë.

Varvitsiotis ka thënë se Greqia do të ngrejë pengesa për perspektivat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe aksesin e saj në mjetet e financimit evropian.

“Ne nuk mund të pranojmë asnjë zbritje për funksionimin demokratik dhe për sundimin e ligjit”, ka thënë ai.

Nga arrestimi i Fredi Belerit nën akuzën e shit-blerjes së votës, reagimet nga Greqia kanë qenë të menjëhershme. Ministria e Jashtme greke dërgoi përmes ambasadores në Tiranë, një shenjë proteste drejtuar ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa kjo e fundit tha në rrjete sociale se Beleri do të trajtohet njësoj si shtetasit e tjerë shqiptarë.

Reagime pati edhe nga ministri Nikos Dendias dhe vetë kryeminsitri grek Kyriakos Mitsotakis. Kryeministri Edi Rama duke iu pergjigjur deklaratave të tyre, tha se asksuh nga jashtë nuk mund të vendosë nën presion drejtësinë shqiptare.

Nga ana tjerër, Nikos Dendias njoftoi se çështja e Belerit do t’i dërgohet Bashkimit Evropian ditën e hënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here