Kërcitja te PD e vulës, Bejko denoncon Bardhin dhe Tabakun: Njëri ndihmoi kandidatin e Foltores, tjetra hidhte foto nga Bjeshkët e Namuna

0
334

Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka deklaruar se vendimi i marrë sot nga Enkelejd Alibeaj për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, ishte një vendim i pa drejtë.

 

Ai shtoi se Alibeaj ka qenë në një situatë të vështirë edhe brenda partisë, ndërsa ka “sulmuar” Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabakun për mos ndihmë në fushatë dhe krijimin e një klime jo të shëndetshme brenda partisë.

“Sekretari i Përgjithshëm ka ndihmuar kandidatin e foltores dhe nënkryetarja nuk u duk një ditë në fushatë.

Një fundjavë kishin kapur të dy malet. Unë bëja fushatë zonja në fjalë hidhte foto ekzotike nga Bjeshkët e Namuna.

 

Stresin e fushatës nuk e kam hequr as me kundërshtarët politikë e as me qytetarët, por kam ndenjur netë të tëra pa gjumë për pengesat që na vinin nga brenda partisë.

E kam bërë fushatën pa kokërr leku. Fonde kanë kaluar vetëm pak ditë pasi mbaroi fushata.”

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here