Dorëheqja e Alibeajt, Salianji bëhet kryetar i Grupit Parlamentar të PD

0
157

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit, kryetari i komanduar i PD dhe njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyrat drejtuese që mbante në parti.

Lajmin ai e bëri të ditur përmes një deklarate për mediat, ku tha se merrte përgjegjësi për humbjen.

Tashmë me largimin e Alibeajt si kryetar grupi, nënkryetari Ervin Salianji do të jetë kryetari në detyrë, deri në zhvillimin e mbledhjes së Grupit Parlamentar të thirrur nga Gazment Bardhi.

“Sipas nenit 46 te Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”, thuhej në njoftimin e publikuar nga Gazment Bardhi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here