Admir Sinamati: Ftoj të gjithë kuksjanët të marrin pjesë në votime, të shprehin verdiktin e tyre!

0
79

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Kukësin Admir Sinamati, ka votuar.

Sinamati  është shprehur para gazetarëve se kuksjanët duhet të votojnë për familjet e tyre, për ndaljen e shpopullimit, për ripërtritjen e qytetit dhe mbarë Shqipërisë.

‘’Gjej rastin të përshëndes të gjtihë elektoratin e Kukësit ku do që ndodhet. Të marrë pjesë pasivisht në votime sot dhe kjo ditë të na shërbejë si një ditë e madhe, ditë feste, ditë gëzimi që me vullnetin e lirë qyetarët e Kukësit, kuksjanët kudo që ndodhen të shprehin verdiktin e tyre për kryeqytetarët e parë. Unë gjej rastin që t’ju them qytetarëve që kjo ditë është ditë ku vendoset fati i tyre i qeverisjes për katër vite, ndaj ata në mënyre të lirë të qytetëruar ta shprehin vullnetin e tyre dhe të vendosin me votën e tyre për fëmijët, për familjen, për Shqipërinë, për ndaljen e shpopullimit dhe për ripërtritjen e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë. ‘’ është shprehur Sinamati para gazetarëve

Ndërsa në postimin e tij kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ shprehet:

Unë sapo e shpreha vullnetin tim të lirë.

Ftoj të gjithë kuksianët që me votën dhe verdiktin e tyre prej qytetarësh kurajozë të bëjnë ndryshimin cilësor qeverisës që pret me padurim Kukësi dhe Shqipëria duke rikthyer shpresën dhe besimin për jetë normale!

Jo shpopullimit!

Po ripërtëritjes!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here