Ftesa Rama: Kushdo të kontribuojë në qeverinë e re, të dërgojë CV

0
152

ramaGëzim Saliu

 

“Sot ju drejtohem juve për t’ju pyetur se çfarë mendjeje keni për më tutje dhe çfarë roli mund të luani në këtë skuadër”

Kreu i Partisë Socialiste, nën petkun e Kryeministrit të ardhshëm të vendit, Edi Rama, ka ftuar dje të gjithë qytetarët, pa dallime partiake, që të bëhen pjesë e skuadrës qeverisëse, duke dërguar të dhënat e tyre në aplikimin e vënë në dispozicion nga vetë kryesocialisti. Në një ftesë publike në rrjetin social Facebook, Rama kërkoi përfshirjen e sa më shumë njerëzve në skuadrën e re që do të qeverisë vendin për katër vite, ku kriteret kryesore, sipas tij, në përzgjedhje do të jenë merita dhe konkurrenca. “Unë do të drejtoj qeverinë, por as unë vetëm dhe as vetëm qeveria nuk përbëjmë gjithë skuadrën e re për Shqipërinë. As mund të bëjmë dot të vetëm punën e gjithë skuadrës që duhet të jetësojë reformat e thella të Kuvendit të ri të Shqipërisë. Fushatën tonë e bëri fantastike energjia e jashtëzakonshme e shumë njerëzve, të njohur e të panjohur. Drejtues, koordinatorë, anëtarë partie të çdo moshe, por edhe dhjetëra mijëra vullnetarë e simpatizantë të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, brenda e jashtë vendit. Në territorin e vendit po edhe në rrjetet sociale. Prandaj sot ju drejtohem të gjithëve ju, çdo shqiptari të zot e të etur për ndryshim, për t’ju pyetur çfarë mendjeje keni për më tutje. Dhe atyre që dëshirojnë, u lutem të mendojnë çfarë roli mund të luajnë për këtë skuadër, si mund t’i përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar në realizimin e ndryshimit që i nevojitet vendit tonë”, – theksoi Rama në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.

Nisma

Duke theksuar se ftesa për kontribut në qeverinë e re vlen qoftë për ato që jetojnë brenda territorit shqiptar dhe qoftë për ata që jetojnë jashtë tij, kryesocialistit theksoi se dëshira kryesore mbetet që më të zotët të përfshihen në përpjekjen për përballimin me sukses të sfidës së që ka përpara qeveria e re. “Në Kryeministri, po edhe në çdo ministri e agjenci shtetërore, ne do të kemi nevojë për prurje të reja energjish dhe aftësish njerëzore të harmonizuara me eksperiencën e gjithkujt që në zyrat e shtetit gjendet sot për arsye të meritës, e jo thjesht për shkak të lidhjeve të gjakut, teserës apo korrupsionit me tribën në fuqi. Shumë struktura të vjetra do të zhbëhen dhe një sërë të rejash do të ngrihen, për të çuar përpara projektet e programet prioritare të qeverisë që të ecim më shpejt në rrugën e Rilindjes e të bashkimit të Shqipërisë me Familjen evropiane. Ja pse sot unë kërkoj ndihmën e kujtdo që mund të ndihmojë, që projekti i votuar nga 1 milionë shqiptarë në 23 qershor të kthehet në një histori suksesi shoqëror për gjithë shqiptarët. Verdikti i asaj vote dikton që asnjë njeri i zot në këtë vend, të mos mbetet pa një mundësi për ta tentuar shansin e vet të pjesëmarrjes në skuadrën e re për Shqipërinë”, – u shpreh Rama. Në këtë kontekst, kreu i PS-së bën të ditur se jo të gjithë që do të aplikojnë do të mund të marrin detyrën që synojnë, duke siguruar njëkohësisht se konkurrenca dhe merita do të jenë vlerat që do të udhëheqin këtë proces. “Ky është një apel për çdo shqiptar të mirë e të zot pa dallim dhe në asnjë mënyrë një premtim për punë në shtet për të gjithë. Shpresa ime është që përmes këtij apeli të marrim mbrapsht shprehjen e interesit të kujtdo që beson se ka aftësitë e duhura, për të mbuluar pozicione e zbatuar detyra në skuadrën e re për Shqipërinë. Shumëkush mund të mos e mbërrijë menjëherë synimin. Por duke bërë aplikimin e vet secili bëhet pjesë e përpjekjes fisnike për ndërtimin e skuadrës së re që do t’i japë vendit një drejtim të ri. Dhe duhet ta dini gjithashtu se kjo nismë e re, na mundëson nisjen e krijimit të një baze të dhënash për burimet njerëzore të këtij vendi. E cila do të kthehet hap pas hapi në një rezervuar online ku jo vetëm sektori publik po edhe ai privat, mund të kërkojnë vijimësisht njerëzit e duhur për nevoja pune të caktuara”, – theksoi kreu socialist, duke shtuar se kjo bazë e të dhënave, do të bëhet e përdorshme nga qeveria qysh në shtator. Në fund të mesazhit të tij, duke i bërë të ditur të gjithë qytetarëve linkun e aplikimit për të përfshirë në skuadrën e Rilindjes, Rama theksoi: “Një fjalë e fundit… Unë dua të bëj gjithnjë më të mirën që asnjë shqiptar i mirë dhe i zotë të mos ndihet jashtë loje në këtë vend. Pavarësisht se si ka votuar”.

Adresa e dhënë nga kreu i PS-së Edi Rama për të bërë aplikimin

https://faqehost.com/fb/ssl.ps.al/

 

Devoll

Majko, doganierëve: Bëni gati rrobat se do të ikni, keni thyer statusin

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Pandeli Majko, paralajmëroi dje doganierët për largimin e tyre nga vendet e punës që mbajnë, duke theksuar se ata kanë thyer statusin. Në një takim elektoral kushtuar fitores së PS-së në Devoll, si ish-kryesues i listës së kandidatëve në qarkun e Korçës, Majko përshëndeti të gjithë mbështetësit e socialistëve për këtë sukses. “PS fitoi në Devoll pas 10 vitesh. Kemi kohë pa festuar në Devoll. Ziçishti tregoi se di të përdorë mirë bisturinë edhe në politikë. Doganierët e panë që Devolli nuk blihet me lekë. Ata duhet të bëjnë gati rrobat se do ikin. Keni thyer statusin, ndaj do lini vendin”, – tha Majko.

 

Pas Nishanit dhe Llallës

Rama takon Fullanin. Braçe: Shpresoj të ketë marrë përgjegjësitë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje një takim me dyer të mbyllura me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ku në qendër të tij mësohet se ishte situata e financave në vend. Pas takimit me Presidentin e vendit, Bujar Nishani, dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla, Rama ka zgjedhur të zhvillojë një takim edhe me guvernatorin Fullani. Në përfundim të takimit, kreu socialist nuk dha asnjë deklaratë për mediat, megjithëse në duart e tij mbante dy raporte, përmbajtja e të cilave nuk u bë e ditur. Ndërkohë, këtë takim e ka komentuar në rrjetin social Facebook deputeti socialist i qarkut të Fierit Erion Braçe, i cili e ka sulmuar më ashpër guvernatorin gjatë këtyre viteve, duke e akuzuar për përgjegjësi në rritjen e borxhit publik, financimin e shpenzimeve elektorale. “Shpresoj që guvernatori të ketë thënë të vërtetën, të ketë marrë përgjegjësinë që i takon për borxhin. Përgjegjësinë për korrupsionin në sistemin bankar dhe përgjegjësinë për financimin e shpenzimeve elektorale të Berishës”, – shkruante deputeti Braçe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency