Mposhti COVID-19, Imzot Frendo kthehet në Tiranë së shpejti: Ju falënderoj që të gjithëve!

0
8

42 ditë pasi doli pozitiv me COVID-19 dhe 30 ditë pasi u dërgua në Itali për kurim, të shtunën 12 dhjetor 2020, Mons.

George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, është deklaruar i shëruar totalisht nga virusi. Ai pritet të kthehet në Tiranë këtë të martë, të 15 dhjetor 2020.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur – thekson Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku ndodhet aktualisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here