Takimi sekret Basha-Balla montazh?? Peka fton Bashën të përballet para gjykatës për vërtetësinë e videos

0
236

Në reagimin e tij skandaloz pas shumë orësh nga publikimi i videos nga SYRI, Lulzim Basha nuk guxoi të thoshte se ‘nuk është takuar me Ballën’, por guxoi të thoshte se ‘është montazh dhe shpifje’ dhe se fajin e kishte Sali Berisha për takimin e tij.

Menjëherë pas këtyre akuzave ka reaguar drejtuesi i emisionit Çim Peka, i cili e ka ftuar Bashën të bëjë padi për montazhin e kësaj video.

E ftoj Bashën të bëj padi për montazh. Lulzim Basha paska thënë se fajin për takimin e tij tinëzisht me Taulant Ballën e ka Sali Berisha. Prisni video në vijim për të kuptuar çdo gënjeshtër të tij, nëse tenton të gënjej për vendin e takimit, gjë që në reagimin e tij nuk pati guxim ta bënte. Por paska thënë që është montazh. E ftoj Bashën të na bëjë padi në prokurori për montazh të videos. Por të jeni të sigurtë që nuk e bën dot, nuk fshihet dot aty’, shkruan Peka në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here