E ofendoi me fjalor vulgar Veliaj, Meta status për Sulejman Memën: Ia ka dhënë gjithçka futbollit me profesionalizëm e qytetari

0
240
Në një mbledhje me komunitetin e futnollit Erion Veliaj  ka përdorur “fjalor prej një rrugaçi dhe si i fortë lagjeje”. Ai e arriti kulmin gjatë një debati me ish futbollistin dhe trajneri Sulejman Mema. “Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kreytarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën” dëgjohet të ketë thënë Veliaj në përgjim.
Nderkohe pak me pare Presidenti Meta ka nxjerre nje status ne vleresim te Sulejman Memes ku ka theksuar:
“Sulejman Mema ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm i një gjenerate të artë të Tiranës dhe Shqipërisë. Edhe sot kemi nostalgji për inteligjencën, fantazinë dhe finesën e tij në fushën e blertë e sidomos për encet, që përfundonin në rrjetë, më lehtë se edhe vetë penalltitë. Ai ishte ndër ata lojtarë, që fitonte edhe duartrokitjet e kundërshtarit.
Edhe në këto tre dekada, Sulejman Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari, siç i përket gjithmonë familjes së madhe sportive Mema.
Për Sul Memën, nuk ka patur dhe nuk mund të këtë fishkëllima, por vetëm DUARTROKITJE!”
STATUSI I PRESIDENTIT META
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here