Vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër, lihet në burg 34-vjeçarin Lekë Vuksani

0
110

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 34 vjeçarin Lekë Vuksani, i cili është autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani.

Ndaj tij u caktua sot masa e sigurisë “arrest me burg” , për ngjarjen e rëndë që u regjistrua më 2 maj në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Në seancën e vleresimit të masës së sigurisë, 34-vjeçari nuk ka shqiptuar asnjë fjalë, por ka preferuar të flasin avokatët.

Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj, ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë arrest me burg me afat.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here