Mediu dhe Duka në Kamëz: Të mbështesim kandidatin e opozitës Arjan Hoxha!

0
118

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, kanë zhvilluar një takim me këshilltarët dhe kandidatit e opozitës për Kamzën, Arjan Hoxha.

Gjatë takimit Mediu theksoi se është e domosdoshme që çdo votë për këshilltarë të jetë dhe votë për kandidatin Arjan Hoxha.

Kryetari i PR-së shtoi më tej se pavarësisht presionit të qeverisë duhet të luftojmë që çdo qytetarë të votojë dhe të mbrojë votën, pasi sot është në pikëpyetje e ardhmja e vendit dhe pluralizmit politik.

Ndërsa Agron Duka theksoi gjatë takimit se Arjan Hoxha nuk është vetëm kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ por i gjithë opozitës dhe se nuk duhet të lejojmë që ky vend të shkatërrohet dhe të kontrollohet nga një njeri i vetëm, duke shtuar se ky pushtet po shkatërron Shqipërinë.

Në takim foli dhe kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Arjan Hoxha i cili u shpreh se ‘Kamza është e fituar por kërkohet nga të gjithë të punojmë së bashku dhe të jemi një ekip sot dhe nesër.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here