Berisha zbulon datën e orën e mitingut përmbyllës: Më 12 maj, në ora 7, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren në Tiranë, në sheshin Nënë Tereza

0
340

Nga Hasi, kryeopozitari Sali Berisha tha se ne 12 maj, në ora 7 do mbahet mitingu përmbyllës në Tiranë, në sheshin Nënë Tereza.

“Miqtë e mi, ju e shini fushatën e tij, kalon nga takimi në takim me një gjuhë të denjë për një halabak.
Përse e bën këtë? E bën sepse ata qytetarë i ka vjedhur, i ka varfëruar, i ka përzënë nga vendi i tyre. Tani thotë më mirë të thonë se ky është halabak, se ky është i pacipë, por të mos thonë se i kam vjedhur, se i kam përzënë.
Por ne do e ndëshkojmë atë me 14 maj pikërisht për këto krime që ai ka kryer.
Këto ditë janë ditët e finishit. Fitorja po ju pret ju, po pret popullin opozitar në Shqipëri.
Le të rendim me shpejtësi të madhe drejt saj.
Me datën 12 maj, në ora 7, ftoj banorët e Hasit, Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren e datës 14 në Tiranë në sheshin Nënë Tereza.
Votoni numrin 1, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni Miftar Dautin, kandidatin e fitores.
I bëj thirrje Beqirit dhe Halitit. Tani, zoti Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli.
Jep dorëheqjen se je turpëruar.
Ty Rama të përdor si vegël.
Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datë 15, Rexha, ti dhe Gjici do krijoni partinë e pabesisë.
Ndaj dhe ju uroj nga zemra, fitore, fitore, fitore!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here