5 Hapa si të dukeni më të rinj

0
140

Nutricienët kanë zbuluar këshillat më të mira për të rritur kualitetin e dukjes së lëkurës.

Prej reduktimit të sheqerit e deri tek rritja e marrjes së zinkut, më poshtë mund të mësoni për mënyrat se si të dukeni më të rinj.

1. Jo sheqer, ju lutem!

Mund të shpenzoni mijëra euro në kremra të shtrenjtë, por nëse dieta juaj është përplot me sheqer, harrojeni se do të dukeni më të rinj. Sheqeri ndikon në shëndetin e përgjithshëm, duke rritur rrezikun e obezitetit gjithashtu. Por, sheqeri e përkeqëson edhe lëkurën.

2. Më shumë peshk!

Janë të rëndësishme për zemrën, trurin dhe shëndetin e syve. Por acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 luajnë një rol të rëndësishëm edhe në strukturën dhe dukjen e lëkurës. Kështu, nutricienët sugjerojnë që peshk të hani tri herë në javë.

3. Antioksidantët

Antioksidantët e mbrojnë mirë lëkurën duke kufizuar prodhimin e radikaleve të lira; të cilat ndikojnë në dëmtimin e qelizave të lëkurës, që mund të çojë në plakje të parakohshme të lëkurës. Një nga antioksidantët më të fuqishëm është vitamina C. Ajo ju ndihmon në shumë mënyra, por edhe që të dukeni më të rinj. Më e mira është që të hani fruta dhe perime që kanë sasi të lartë të kësaj vitamine.

4. Merrni më shumë zink

Zinku luan shumë role në trup dhe është i përfshirë në shumë procese biologjike. Për shkak të rolit të tij të shumëfishtë, mungesa e zinkut mund të shfaqë shumë probleme, një nga të cilat është edhe lëkura e keqe. Zinku është i nevojshëm për rritjen e qelizave dhe për këtë arsye cilësohet si shumë i rëndësishëm për bukurinë. Për të rritur nivelet e zinkut, hani fara të kungullit, vezë dhe bizele.

5. Krijoni blloqe

Proteinat janë të rëndësishme për riparimin e indeve dhe për krijimin e shtresave të reja të lëkurës. Çdo qelizë në trup ka nevojë për proteinë që të funksionojë. Por kjo nuk është e gjitha – proteina është e nevojshme edhe për zëvendësimin e qelizave të vdekura. Kështu, për një lëkurë më të mirë dhe më të re, hani edhe më shumë proteina. Si mund ta bëni këtë? Duke ngrënë mish pule, vezë dhe ushqime të tjera me proteina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here