“Arroganca e pushtetit është shtuar”,Luan Baçi: Rama i ka dhënë të gjithë fuqinë, emërimet kalojnë nga zyra e tij

0
85

Deputeti i PD, Luan Baçi i ftuar në një intervistë përmediat foli për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai u shpreh se e gjitha administrata në Fier është nën kontroll të rreptë nga kreu aktual i bashkisë Armando Subashi, duke shtuar se arroganca e pushtetit është shtuar.

Baçi nuk i kurseu kritikat ndaj  Subashit, për të cilin tha se kryeministri Rama i ka dhënë të gjithë pushtetin dhe se emërimet në bashki bëhen të gjitha nga ‘zyra e tij’.

“Arroganca e pushtetit është shtuar. Në Patos ishte një rast alarmante pasi një qytetar u dhunua për të vetmen arsye se nuk kishte pranuar të firmoste në favor të kandidatit aktual që ka kandiduar Rama në patos. Më në fund organet e drejtësisë e kanë marrë në dorë ngjarjen. Ardhja e kryeministrit u jep fuqi militantëve të ushtrojnë presion sidomos ndaj administratës. Pra nuk mungojnë raste të tilla. Por një tjetër problem është fakti se të gjithë takimet që bëhen janë me administratë punonjës të administratës bashkisë”, ka thënë ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, ai tha Armando Subashi ka katër vite që fute nga dera e pasme e Bashkisë dhe del po nga dera e pasme. Më tej theksoi se i ka humbur kontaktet me qytetarët.

“Dora e Subashit ka qenë e plotë dhe vazhdon të jetë në të gjitha emërimet dhe kalojnë vetëm nga zyra e Bashkisë. Të gjithë fuqinë Rama ia ka dhënë Subashit. Kandidati i opozitës së Bashkuar është një intelektual, një sipërmarrës i shkëlqyer dhe është i papërzier me politikën”, u shpreh Baçi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here