Rastet e aksidenteve në punë me pasojë vdekjen/ Ekspertët: Punonjësit diskriminohen

0
115

28 Prilli njihet si Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Referuar të dhënave zyrtare nga Inspektorati i Punësimit, përgjatë vitit 2022 janë raportuar në total 799 ankesa, me përqindjen më të madhe të rasteve në qarkun Korçë dhe Dibër, ku shumica prej tyre kanë të bëjnë me aksidente në punë, që jo në pak raste kanë pasur pasojë vdekjen.

Në vitin 2022 kanë humbur jetën në punë 32 persona, ndërsa numri i aksidenteve ka qenë 184. Sektorët që shkaktohen më shumë aksidente në punë janë ndërtimi, prodhimi dhe elektriciteti.

Anëtari i Këshillit të Punës, Tonin Gjinaj, tregon se për fat të keq, siguria në punë në Shqipëri në pjesë dërrmuese nuk respektohet, e kjo ndodh si pasojë një sërë faktorësh.

Ai u shpreh se ndryshe nga vendet fqinje, si Greqia dhe Italia që kanë sindikata të fuqishme, në Shqipëri kanë hasur probleme dhe për këtë arsye shpesh punonjësit ndihen të pasigurt.

Po ashtu bëri thirrje që të rritet ndërgjegjësimi dhe të respektohet djersa e mundi i punëtorëve, pasi po përballemi edhe me mungesë të fuqisë punëtore.

Veç aksidenteve në punë, ka edhe sektorë të ndryshëm, kryesisht ato që kanë të bëjnë me lëndë pesticide, që shkaktojnë dëm të madh shëndetësorë te punonjësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here