Vdekja e 20-vjeçares që ka tronditur një komb të tërë

0
543

Islanda ishte të dielën në ditë zije pasi një vajzë e re, e cili rezultonte e zhdukur prej 8 ditësh u gjet e vdekur në plazh. Një krim i pazakontë që ka mbërthyer vendin ishullor.

Policia tha në një deklaratë se po e trajton vdekjen si vrasje, edhe pse aktualisht është e pamundur të përcaktohet shkaku i vdekjes.3C6BF29600000578-0-image-a-92_1485188604664 (1)

 

 

 

 

 

 

Islanda ka nivelin më të ulët të krimit në të gjithë botën dhe vrasjen janë ekstremisht shumë të rralla, aq sa policia patrullon rrugët pa armë.

 

Por, Birna Brjansdottir, 20 vjeçe, u gjet e vdekur në plazh në jug të Reikjavikut pasi më shumë se 725 vullnetarë morën pjesë në atë që u cilësuar operacioni më i madh i kërkimit dhe shpëtimit në historinë e Islandës.

 

3C55291800000578-0-image-m-91_1485188588770

 

 

 

 

 

 

 

 

Dy lundrues, 25 dhe 30 vjeç janë ndaluar nga policia si të lidhur me zhdukjen e vajzës, që ndodhi më 14 janar pas një nate në klubet e natës në Reikjavik.

Kamerat e sigurisë tregojnë se vajza mezi ecën në rrugën e akullt dhe me mjegull, ndërsa ndalon për të blerë diçka për të ngrënë, shkruan panorama.

Më vonë këpucët e saj u gjetën në portin e Hafnarfjordur, jo shumë larg ku ishte ankoruar një varkë, e cila u largua pak orë pas zhdukjes së vajzës.3C6BF24A00000578-0-image-m-89_1485188573826

 

 

 

 

 

 

 

 

Anija u rikthye në Reikjavik dhe dy lundruesit u shoqëruan në polici. Njolla gjaku të vajzës u gjetën në një makinë të kuqe që ishte marrë me qira prej tyre.

Vendi me 330 mijë banorë, ka regjistruar një mesatare prej vetëm 1.8 vrasje që prej vitit 2001 sipas statistikave të policisë. Vrasësit zakonisht janë nën ndikimin e alkoolit ose të paqëndrueshëm mendërisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here