Premtimi mashtrues i aeroportit të Lumalasit nga Sotiraq Filo/ Alolli: Si supa e ftohtë që serviret sa herë ka zgjedhje!

0
109

Kandidatja e Koalicionit “Bashke Fitojmë” për Bashkinë e Korçës, Ledina Alolli nga Lumalasi ka denoncuar mashtrimin e radhës së kryebashkiakut Sotiraq Filo sa i përket krijimit të një aeroporti në këtë zonë.

Filo krijimin e aeroportit civil e ka premtuar që nga 5 dhjetori i vitit 2018 ku dhe sipas tij kishte mbaruar faza studimore e projektit i cili do të kushtonte 25 milion euro.

Në atë kohë së bashku me përfaqësues të Bashkisë dhe persona të tjerë me ndikim në pushtetin lokal u prezantuan detajet e këtij projekti dhe u deklarua se brenda dhjetorit të vitit 2019 do të ngriheshin avionët e parë nga pista.

Filo pasi iu fal një tjetër mandat në tavolinë për të drejtuar bashkinë dhe afati i mashtrimit të tij kaloi ai iu rikthye përsëri popullit korçar me “pilulën e tij elektorale” në janar të vitit 2020 ku premtoi se aeroporti do të ishte shumë shpejt funksional për udhëtime turistike gjë e cila përsëri nuk ndodhi.

Alolli tregon më tutje se Sotiraq Filo mashtroi për të tretën herë radhazi më 13 gusht të vitit 2022 ku deklaronte se gjithashtu kishte qenë në kontakt me federatën shqiptare të aeronautikës për të zhvilluar këtë projekt dhe për të zhvilluar përsëri disa aktivitete me ta.

Kandidatja e opozitës shkoi më tutje ku dhe evidentoi se pikërisht vetëm 1 muaj larg zgjedhjeve lokale në muajin prill të vitit 2023 qytetari i parë i Korçës kishte hapur “rubinetin e zakonshëm të mashtrimeve elektorale” ndaj qytetarëve të tij. Këtë herë duke premtuar se brenda disa muajve aeroporti jo se do të ishte funksional por thjesht do të niseshin punimet për ndërtimin e tij.

“Premtimi mashtrues i “aeroportit të Lumalasit” nga Bashkia Korçë, si supa e ftohtë që serviret çdo katër vjet për zgjedhje!”, thekson kandidatja e opozitës, Alolli.

Në përfundim ajo deklaroi se ka ardhur koha për ndryshim, duke iu bërë thirrje qytetarëve të ndëshkojnë mashtrimet e Sotiraq Filos me votën e tyre më 14 maj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here