Banori i Bërxullës: Politikanët shqiptarë më të pafytyrët dhe ordinerët! Po na rrëmbehet prona

0
124

Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protesta në mes të shiut pasi punimet e firmës private për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar kanë avancuar, ndërsa qeveria hesht dhe nuk i jep asnjë përgjigje për kërkesat e tyre.

Një nga banorët iu drejtua kryeministri Rama duke thënë se “duhet të shohë se si po u rrëmbehen pronat”, ndërsa thekson se “s’po kërkojmë gjë tjetër përveçse fëmijët tanë të jetojnë si fëmijët e tyre”.

“Shpresojmë në Zot sepse politikanët shqiptarë më të pafytyrë, më ordinerë që dalin nëpër fushata e kërkojnë vota. Na thonë na votoni prapë neve që të pimë gjakun e fëmijëve tuaj”, thotë ai.

“Punimet po i avancojë paligjshmërisht. Kemi provat të vijmë të sekuestrojë punimet janë shkelur të gjithë të drejtat e banorëve të fshatit Bërxullë. Nuk po kërkojmë gjë tjetër, përveçse të jetojmë si fëmijët e këtyre, fëmijët tanë të jetojnë si fëmijët e këtyre. Na takon edhe neve të gëzojmë.

Sa nuk është vonë të verifikojnë këto punime, është fundi i çdo gjëje. Shpresojmë në Zot sepse politikanët shqiptarë më të pafytyrë, më ordinerë që dalin nëpër fushata e kërkojnë vota, s’ka shpjegim. Na thonë na votoni prapë neve që të pimë gjakun e fëmijëve tuaj.

Kryeministri të shohë si po rrëmbehen pronat tona dhe të gjithë fshatit Bërxullë”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here