“Pulti nën harresën dhe indiferencën e shtetit”, Spahia: Kjo perlë e Alpeve meriton dhe do ketë zhvillimin e duhur në 4 vitet e ardhshme !

0
72

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me banorët e Pultit. Nëpërmjet një postimi ai tregon se ashtu sikurse e gjithë zona e Dukagjinit, edhe banorët në Pult vuajnë pasojat e harresës dhe indiferencës shtetërore.

“Në 4 vitet në vazhdim i kemi gati ndërhyrjet që i duhen këtyre zonave dhe do të lobojmë fort për të siguruar financat për këtë rrugë, pasi Dukagjini mbetet një perlë e Alpeve që meriton dhe do të ketë zhvillimin e duhur”, shkruan Spahia në Facebook.

Postimi i plotë:

Pulti ashtu si e gjithë zona e Dukagjinit vuajnë pasojat e harresës dhe indiferencës shtetërore. Si bashki e Shkodrës kemi treguar seriozitet dhe përkushtim për të qënë pranë banorëve me ndërhyrje të nevojshme në këto territore. Kërkesë kryesore ky komunitet ka rrugën që lidh Shkodrën me Dukagjinin, zgjidhjen e problematikave me çertifikatat e pronësisë si dhe rrjetin elektrik. Investime këto që qeveria Rama i ndërpreu sapo mori mandatin në 2013-en edhe pse kishte një projekt e financa të siguruara për rrugën. Në 4 vitet në vazhdim i kemi gati ndërhyrjet që i duhen këtyre zonave dhe do të lobojmë fort për të siguruar financat për këtë rrugë, pasi Dukagjini mbetet një perlë e Alpeve që meriton dhe do të ketë zhvillimin e duhur.

#BashkëFitojmë

#votoBardhSpahia2️⃣

#votoBashkëFitojmë1️

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here