“Në Delvinë kandidati i Rilindjes, kushëriri i Ardi Veliut”,Berisha: Jugu ka një rrezik madhor mafian, po e shkatërrojnë!

0
94

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Delvina, në shoqërinë e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama, ndërsa theksoi se ai vepron me mafian. Berisha përsëriti disa herë situatën në Ksamil për shkak të ndërtimeve pa kriter.

Rilindasit janë sekti më kriminal që ka patur ndonjëherë në pushtet, që kanë patur ndonjëherë shqiptarët. Të marrim rivalin e Ilirit. Një kushëri të parë apo të dytë e ka të dënuar me 12 vite në Romë, por kushëriri i tij në Tiranë është 5 herë më kriminel se ai që është në Romë, Ardi Veliu, mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme. Çfarë ti thuash atij në Romë, kur ky në Tiranë është më i zi se ai. Albert Malaj, në Memaliaj. Disa prej tyre i takoja për herë të parë, por disa prej tyre më impresionuan shumë. Njerëz me identitet, njerëz me cv. Dëgjova programin e Ilirit, program i një qeveritari të vërtetë, program i një njeriu që shef me sensin e përgjegjësisë, çdo potencial dhe problem të Delvinës. Programin e një njeriu që merr përgjegjësi. Dhe kështu në çdo bashki të jugut. Jugu ka një rrezik madhor, mafian, mafian dhe vetëm mafian. Po e shkatërrojnë. Shkoni në Kasamil, aty po ndodh një masakër e paimagjinueshme. Mafia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here