“Hajduti që hedh valle dhe që veç mashtron”, Vasili: Miliarda eurot që morët me sebepin se do sillnit ujë 24h i gllabëritë !

0
143

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar në Facebook një video të kryeministrit Rama ku premton ujë të pijshëm 24/h. Premtim ky i dhënë prej vitesh dhe i mbetur në harresë. Në video gjithashtu janë pamje të Ramës në kohën kur drejtonte ai opozitën, ku thotë se një person që nuk mban premtimet e tij duhet të tërhiqet, por pse nuk po e bën ai vetë atë që ka thënë disa vite më parë?

Petrit Vasili ka reaguar lidhur me këtë cështje duke thënë se miliarda eurot për këtë projekt janë vjedhur nga Rama dhe kryebashkiaku Veliaj. Ndër të tjera shton:

 Postimi:

Hajduti që hedh valle dhe që veç mashtron!

Miliarda euro me sebepin se do sillje uje 24 h i gllabëritë.

Hë hajdut i valles pse nuk iken sìç ke thene vete ne vitin 2013, kur ishe ne opozite, apo kur je ne pushtet i bie legenit ndryshe.

Ti hajdut i valles nuk e prure ujin 24 ore as per 10 vjet qe je ne Qeveri dhe as per 20 vjet qe je ne Bashki megjithe mashtruesin tjeter Veliaj.

Hy shporruni genjeshtare te peshtire se jua e shpifët te gjitheve!

#Mashtrues_Neveri

 

https://www.facebook.com/watch/?v=246404977841286&extid=CL-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C&mibextid=2Rb1fB&ref=sharing

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here