14 Maji/ Meta për kandidatin e “Bashkë Fitojmë”: Albert Malaj do i kthejë shpresën Memaliajt

0
120

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur optimist për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Memaliajt, Albert Malaj e ka të sigurt fitoren.

Kreu i PL-së thotë se Malaj do i kthejë Memaliajt zhvillimin ekonomik, investimet publike dhe do të ndalë shpopullimin.

Sakaq tha se është i impresionuar nga mbështetja e qytetarëve për kryebashkiakun e tyre të ardhshëm.

“Entuziazëm i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Memaliajt, z. Albert Malaj.

Memaliajt duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehet zhvillimi ekonomik, investimet publike dhe private, që të ndalet shpopullimi dhe njerëzit të kthehen në vendin e tyre.

I impresionuar nga padurimi i qytetarëve të Memaliajt për Ndryshimin në 14 Maj dhe mbështetja e tyre për kryebashiakun e ardhshëm, Albert Malaj.

Fitore për Albert Malaj që Memaliaj të Ndryshojë, që qyteti i njerëzve të palodhur dhe punëtorë të ketë zhvillimin dhe të ardhmen që meriton”, shprehet Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here