Basha publikon mesazhin: Tahirit patentën për skaf i’a dha vëllai i deputetit të PS

0
238

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook. Basha ka botuar mesazhin e një nëpunësi i zyrës së patentave, krimi po veprim për të garantuar trafikun e drogës Rama dhe Tahiri.

“Me duhet te te informoj per proceduren e dhenies se patentes 100 toneshe te Sajmir Tahirit. Shefi i zyres qe e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bente si patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline te pakten 1 jave”, shkruan ndër të tjera kreu i PD –së në profilin e tij.

Statusi i plotë

Ja si vepron mafia Rama-Tahiri per te garantuar trafikun e drogës:

“Une qe po te shkruaj jam nepunes i zyres se patentave detare ne Drejtorine e Pergjithshme Detare ne Durres.

Me duhet te te informoj per proceduren e dhenies se patentes 100 toneshe te Sajmir Tahirit .

Shefi i zyres qe e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bente si patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline te pakten 1 jave.

Dokumentat per berjen e patentes i ka sjell PAULIN NDREU me detyre Kapiten i Pergjithshem dhe nga sot e kane emeruar Drejtor te Pergjithshem te Drejtorise Detare, megjithese Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra.

Pra PAULIN NDREU ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme te kesaj patente.

Kjo patente eshte ne shkelje me ligjin e detarise. Pra nuk merret patente kamioni pa mare patente makine.

Dhe pervec ketyre shkeljeve flagrante, PAULIN NDREU emerohet drejtor prane drejtorise detare si vellai i deputetit PJERIN NDREU.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here