“Synimi, të krijojmë deri në 3000 vende pune”, Luçiano Boçi prezanton projektet për Elbasanin: Krijimi i një ambienti ekonomik që tërheq investimet e huaja

0
92

Kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi ka prezantuar sot në programin e tij duke theksuar synimin kryesor, krijimin e 2500-3000 vendeve të reja pune dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Boçi deklaroi se prej 16 vitesh, në Elbasan nuk ka asnjë investitor të huaj të ri, por kanë mbetur vetëm me ata që janë të interesuar për zonën industriale.

Sipas Boçit, Elbasani është një nga qytetet ku po ikin njerëzit e kualifikuar dhe të arsimuar.

“Bashkia duhet të behet tërheqëse e investimeve të huaja, prej 16 vjet Elbasani nuk ka asnjë investitor, të ri të huaj të ardhur në Elbasan. Kemi mbetur vetëm me ata që interesohen në zonën industriale dhe aspak nga ata që sjellin zhvillim global të bashkisë së Elbasanit.

Programin tonë kemi përcaktuar qartë që një nga synimet kryesore është krijimi i vendeve të punës, 2500-3000 vende pune, për të kontribuar sado pak.

Me ikjen e qytetarëve Elbasani është bashkia nga e cila ikin forcat më të kualifikuara, njerëzit me arsim të lartë, duke futur edhe trendin e punësimit për shkak të afërsisë me Tiranën. Që nuk është trend kulturor, por ekonomik.

Në Tiranë, Durrës shkohet për të pasur një të ardhme ekonomike më të mirë. Prandaj ne duhet të investojmë në krijimin e një ambienti ekonomik që tërheq investimeve të huaja dhe krijon vende të reja pune për të rinjtë. Pa hequr dorë nga ofrimi i shërbimeve cilësore”, deklaroi Boçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here