Meta flet nga Maliqi :Korrupsionin do ta zëvendësojmë me transparencë dhe llogaridhënie!

0
119

“Do flas shumë shkurt. Në 14 maj do të ndodhë revolucioni. Korrupsionin do ta zëvenësojmë me transparencë dhe llogaridhënie. Nevoja për ndryshim dhe revolucion është ulëritëse. Pas çerek shekulli ju keni akoma një kryetar bashkie që ka 25 vite dhe premton një tren elektrik që nga Maliqi e deri te pylli i fazanëve. Ai që nuk ka bërë asnjë investim për të lidhur rrugët me ish-njësitë administrative. A e dini ju se molla e Korçës dhe e kësaj zone shitet më lirë në Prishtinë sesa në Tiranë?
Është një sistem i tërë që punon për shpopullimin e Maliqit dhe të gjithë Shqipërisë. Ndryshimi e ka një emër, që është ai i Alfred Gegës. Unë besoj shumë te Doktor Fredi. Ai ka ardhur falë një procesi tejet demokratik. Jam i bindur se me të merr fund diskriminimi. Duke votuar për doktor Fredin, keni votuar që Maliqi të hyjë në rrugën e ndryshimit. Në 14 maj, një nga fitoret më të bukura në Shqipëri, do të jetë fitorja e Maliqit”, u shpreh Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here