Hap dyert edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it dhe Verës

0
135

 

Edhe këtë vit do të zhvillohet edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it dhe Verës, i cili do të bëhet në datat 7 dhe 8 korrik, në Porto Palermo, Himarë. Në skenën me qiell të hapur në Porto Palermo, do të rrugëtojnë artistë të skenës së Jazz- it Internacional.  “ Toka bën muzikë për ata që mbajnë vesh”,  me këtë moto do të fillojë edicioni i dytë i Festivalit ndërkombëtar të Jazz-it dhe Verës. Festivali ka për qëllim, gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për vendet me vlera të rralla historike, muzeale dhe natyrore, të cilat duhet t’i mbrojmë dhe t’ua lëmë pas brezave që do të vijnë.Ndaj jo pa qëllim, ky edicion i dytë është zhvendosur në gjirin e Porto Palermos, dhe në mjediset e brendshme të Kalasë së Ali Pashës. Një tjetër qëllim i “Jazz &Wine“ 2017”, është ta kthejë muzikën në mjet komunikimi mes kombeve të ndryshme dhe vendeve fqinje. Festivali do të ftojë në skenën e tij, artistë shqiptarë nga diaspora dhe trojet e Shqipërisë si nga dhe vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Kroacia, apo nga Zelanda e Re, Bregu i Fildishtë, Kuba, Kolumbia, Gjermania, Hollanda, Turqia, etj., duke e kthyer gjirin e Panormos (emri i lashtë për Porto Palermon, që do të thotë “vend i mbrojtur”) në një port komunikimi përmes muzikës. “Latin Jazz“, dhe “Balkan-beat“ do të përqafen nën këmbë të Kalasë së Ali Pashait,e ndërsa fjalët duhet të shijojnë njësoj, si vera për buzët, kjo e fundit është shoqëruesja besnike e dy netëve të Festivalit ku do të prezantohen verërat më përfaqësuese që vijnë nga Maqedonia, Kosova, Greqia, Gjermania, Franca dhe Italia, shoqëruar me traditën e pasur të kulinarisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here