“Surreli, gracka ku shpirti i mbretit lakuriq kapet si laraska!”

1
665

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konferencën e fundvitit me gazetarët të pasardhësit të tij, Edi Rama.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Berisha pohon se ‘Surreli është gracka ku shpirti i mbretit lakuriq kapet si laraska!’. Ndër të tjera Berisha reagon në lidhje me qëndrimin e Ramës për pyetjen që i bëri një gazetar për banesën e tij, duke shtuar se sarajet e tij kushtojnë shumë. Sot kryeministri debatoi me gazetarin, pasi ky i fundit e pyeti në lidhje me shtëpinë e tij në Surrel. Rama nguroi t’i jepte përgjigje, duke thënë se ‘Shtëpinë e kam për miqtë dhe ju nuk jeni miqtë e mi’.

STATUSI I BERISHËS
Surreli eshte gracka ku shpirti i mbretit lakuriq kapet si laraska!
Te dashur miq, Rama dizekujlibrohet si ordiner kur u pyet nga gazetari i ABC per sarajet e tij ne Surrel me 57 m gjatesi themelesh, ndertuar me materiale nga me te kushtueshmet, vetem pigmenti i betonit ka kushtuar 70 mije euro, çatia e sarajeve eshte xham stalit antiplumb, xhami me i kushtueshem qe ekziston. Rama u trondit shume nga pyetja e gazetarit sepse ai ne vitin 2011 kishte te deklaruar si pasuri te tij gjithsejt 3000 euro, nderkohe qe sarajet tejkalojne cmimin 1.2 milione euro. Per truallin dhe oborrin Rama ka deklaruar se e ka blere me 2 dollar le m2 nderkohe qe çmimi mesatar ne kohen e blerjes ne zone ka qene mbi 30 dollare. Keshtu gazetari Indrit Maraku e nisi pyetjen e tij nga rrëfimi që Rama bëri për shtëpinë e tij mbrëmjen e shkuar në emisionin Opinion. Por sapo i përmendi shtëpinë, Rama u përgjigj me agresivitet.

Rama: Pse cfarë ka shtëpia ime? E keni treguar shpeshherë dhe keni shpifur.
Gazetari: Na e tregoni dhe ne japim të vërtetën.
Rama: Shtëpinë e kam për miqtë dhe ju nuk jeni miqtë e mi. Ju keni sjellje jokorrekte, të qëllimshme, negative për të manpuluar opinionin publik. Nuk kam dashur t’u përgjigjem këtyre iditotësive Shtëpia ime është shumë më modeste e shumëve prej atyre që bëjnë opinionistin në Shqipëri. Por ka mur të madh, sepse unë jam i gjatë.
Siç e shifni te dashur miq, sarajet e Surrelit jane gracka ku shpirti i mbretit lakuriq kapet si laraska! Ketu keni videon e reagimit te Rames ndaj gazetarit! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Perpara se te botoni dicka duhet te jeni te qarte ne radhe te pare me veten si gazetare.
    – A eshte kriminel Berisha?
    – Nqs thoni po, nuk ka rendesi cfare llomotit ky bastard.
    – nqs jo, atehere keni nje problem me veten e ne radhe te pare jepjani te gjithe titujt kur shkruani per te, ish- sekretari partise…komunisti…doktori bllokut…presidenti e jo vetem ish-kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here