Apple apo Samsung? Cila kompani doli më e fituar nga periudha e festave

0
210

Flurry Analitics është faqja që merret me shqyrtimin e mbarëvajtjes së produkteve teknologjike në botë. Në fund të çdo viti shihet performanca e tyre dhe sesi ato janë rradhitur me njëra tjetrën. Për periudhën e festave të këtij fundviti, fituesi është kompania Apple. Flurry Analitics në raportin e fundit të nxjerrë tregon se pjesa me e madhe e blerësve kanë investuar shumë në produktet Apple për këtë periudhë festash.

Apple qëndron në vend të parë 44% shitje. Rivali kryesor Samsung qëndron në vend të dytë me 21 % dhe radhën më pas e kanë Hawei dhe LG përkatësisht me 3% dhe 2 %. Ajo që vlen të përmendet është se ky vit edhe pse ishte pak negativ për Samsung kur bie fjala për produktin e saj Note 7 , kompania prap u ngrit me 1% në krahasim me vitin e kaluar .

Ndërsa Hawei i ka kaluar të gjithë pritshmëritë duke kaluar në vend të tretë ,duke marrë parasysh që vjet nuk bënte pjesë në listën e më të mirave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here