600 mln euro fituan oligarkët me karburantet, Tabaku: Si mundet që Kushtetuesja për dy borde të njëjta jep vendime të ndryshme?

0
118

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Birdit të Karburanteve, e cila vendosi se antikushtetues tek ky bord është afati kohor i papërcaktuar.

Përmes rrjeteve sociale, Tabaku e gjen të pavend dhe të pashpjegueshëm këtë vendim, pasi bordi në fjalë është i ngjashëm me bordin e mëparshëm të ushqimeve, të cili po kjo trupë gjyqtarësh e shpalli tërësisht bird antikushtetues

Nisur nga ky precedent, Tabaku ngre pyetjen si ka mundësi që dy borde që janë krijuar me të njëjtën mënyrë, zbatojnë të njëjtën bazë ligjore, e janë firmosur nga të njëjtët gjyqtarë në GJK jepen dy vendime të ndryshme.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, megjithëse i paplotë, i dha të drejtë një grupi prej deputetëve të PD në lidhje me bordin e karburanteve!

E kam quajtur që në fillim bordi komunist, bordi oligarkëve, sepse në fakt më pak se sa pesë kompani janë përfitues prej tij dhe është rasti unik në botë ku biznesi ulet me qeverinë e përcakton çmimin në kurriz të qytetarëve.

Prej vendimeve abuzive dhe korruptive të këtij bordi qytetarët kanë paguar 600 mln euro taksa shtesë nga rritja e çmimit që kanë shkuar te kompanitë dhe tek buxheti i shtetit!

Ky biznes me krizën duhej patjetër ndërprerë menjëherë, ndërkohë që GJK vendosi se antikushtetues tek ky bord është afati kohor i papërcaktuar.

Pra ia la në dorë qeverisë ta ndërpresë. Ndërkohë që për bordin e çmimit të ushqimeve me të njëjtën bazë, ligjore dhe me të njëjtin arsyetim në ngritje e gjeti plotësisht antikushtetues, ndërsa bordin e karburanteve e gjeti pjesërisht!

Unë nuk i kam sulmuar e nuk do t’i sulmoj kurrë gjykatat e prokurorët si bën rëndom shumica e politikës, por sot kushdo duhet të pyesë veten si ka mundësi që dy borde që janë krijuar me të njëjtën mënyrë, zbatojnë të njëjtën bazë ligjore, e janë firmosur nga të njëjtët gjyqtarë në GJK jepen dy vendime të ndryshme.

Si mundet që dy pika uji të ngjashme të njëjta, Gjykata Kushtetuese i gjen të ndryshme?”, shprehet Jorida Tabaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here