Presidenti Meta pushime malore në trojet e banuara nga shqiptarët, Plavë dhe Guci

0
141

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar ndjekësit e tij me bukuritë natyrore shqiptare të Malit të Zi.

Nën shoqërinë e Bruno Selimaj, të cilin Kreu i Shtetit e vlerëson për kontributin e tij në ruajtjen e traditave.

Meta shton se ka mirënjohje për të gjithë shqiptarëve të Diasporës për kontributin që japin për ruajtjen e traditave në vendlindje.

Presidenti Meta zhvilloi një tur e pushime malore në trojet e banuara nga shqiptarët, Plavë dhe Guci, të Malit të Zi.

Postimi i plotë i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta:

Të dashur miq,

Së bashku me shqiptarin e jashtëzakonshëm, patriot e zemërgjerë, i cili kontribuon për të ruajtur traditat shqiptare të Plavës e Gucisë, Bruno Selimaj dhe vëllanë e tij, Aleksin, ju uroj mirëmëngjesi dhe një ditë të mbarë nga bukuritë natyrore të pakrahasueshme të kësaj treve, Krojet e Ali Pashë Gucisë, Ujvara Gërla dhe Syri i Kaltër.

Mirënjohje Brunos dhe të gjithë shqiptarëve të Diasporës për kontributin që japin për ruajtjen e traditave në vendlindje por dhe për mbështetjen ndaj të gjithë shqiptarëve që të jetojnë dhe ta shohin të ardhmen e tyre në trojet e të parëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here