Koalicioni “Bashkë fitojmë” kërkon në KAS heqjen e logove nga fleta e votimit

0
148

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”  ka paraqitur këtë të martë një kërkesë në KAS ku kërkon heqjen e logove nga fleta e votimit.

Koalicioni kërkon që në fletën e votimit të mos përfshihen emblema apo logo të partive politike apo të koalicioneve në fletën e votimit për kryetarët e bashkisë.

Sipas tyre kjo duhet bërë pasi qytetarët do zgjedhin kryetarin e  bashkisë dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike dhe se ndryshe nga ç’ndodh në zgjedhjet e përgjithshme kandidatët nuk identifikohen me partinë apo koalicionin që i ka propozuar.

Gjithashtu “Bashkë fitojmë”, thotë se edhe në zgjedhjet e kaluara fleta e votimit për Kryetar Bashkie nuk ka qenë me logo partie apo koalicioni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here