Akuza të forta ndaj Ramës/ Vasili: Duhet të ishte larguar që dje, Prokurorja e Përgjithshme sot….

0
83

Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar edhe një herë Kryeministrin Edi Rama se po bllokon hetimin e dosjeve 339 dhe 184.

Gjithashtu, ai folur edhe për Prokuroren e përgjithshme, e cila “për një vit e gjysmë nuk lëviz as gishtin për dosjet 339 dhe 184.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili, ndër të tjera, shprehet se: “Dosja 339 dhe 184 bllokohen me urdhër të kryeministrit, që e therret Prokuroren e Përgjithshme në zyrën e tij sa herë do. E ka pranuar vetë publikisht Prokurorja që asgjë nuk ka ndodhur me dosjen 339. Edi Rama duhet të ishte larguar qe dje, Prokurorja e përgjithshme sot”.

Postimi i plotë i Vasilit

Prokurorja e pergjithshme për një vit e gjysëm nuk lëviz as gishtin per dosjen 339 dhe 184. (VIDEO)

Dosja 339 dhe 184 bllokohen me urdher te kryeministrit,qe e therret prokuroren e pergjithshme ne zyren e tij sa here do.

E ka pranuar vete publikisht prokurorja qe asgje nuk ka ndodhur me dosjen 339.

Edi Rama duhet te ishte larguar qe dje, Prokurorja e pergjithshme sot.

Keta pranojne te jene pecet e kembeve te krimineleve ndersa populli kurre.

Ndaj te mos vonojne më asnje minute, se populli tani i ka shume te qarta gjerat….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here