Admir Sinamati: Kukësi, Malësia e Gjakovës dhe Hasi nuk kanë mandate për sunduesit rilindas!Ne jemi më të motivuar se kurrë që të rikthejmë shpresën!

0
68

Kandidati i opozitës për Kukësin, mjeku Admir Sinamati tha në fjalën e tij se janë më të motivuar se kurrë për fitore më 14 maj.

“Vijmë sot përpara qytetarëve kuksiane pas 4 vitesh sundim. Kukësi, Malësia e Gjakovë dhe Hasi nuk kanë mandate për sunduesit e vetëquajtur rilindas.

Ne jemi përpara njerëzve të zakonshëm për të fituar për ta, sepse nuk mund të pranojmë të marrin votë në Kukës, grabitësit pa maska.

Ne jemi më të motivuar se kurrë që Kukësit dhe Shqipërisë t’i kthejmë shpresën.

Rilindja në Kukës është më bosh, është e braktisura e madhe. Shpresoj që gjithë Shqipëria ta braktisë atë më 14 maj.

Devijimi kriminal i votës nuk do mund të realizohet dot. Kuksianët nuk mashtrohen me ngjyrat e dalë boje të rilindjes.

Ftoj kuksianet që të dalin masivisht dhe të votojnë numrin 2 në fletën e votimit për kandidatët dhe numrin 1 në fletën e këshillit bashkiak.

Ne do fitojmë, Kukësi do fitojë, Shqipëria do fitojë, tha Sinamati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here