Basha “harron’”të bëjë publik delegatët, ironizon Paloka: Kemi kohë deri në mesnatë, ai e mban fjalën

0
219

Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e kaluar se do të bënte publikë emrat e 5004 delegatëve që morën pjesë në “Kuvendin” e thirrur prej tij.

Por edhe pse kanë kaluar 24 orë, ndërkohë që më pak se dy orë na ndajnë nga mesnata, Basha nuk ka bërë ende asnjë emër publik.

Pikërisht, për këtë “harresë” të Bashës ka ardhur edhe reagimi i deputetit demokrat, Edi Paloka.

Me anë të një postimi në Facebook, Paloka me ironi shkruan se “kemi ende kohë deri nëmesnatë që të shohim emra, pasi Basha e mban fjalën”, duke lënë të nëkuptohet që si zakonisht edhe këtë herë premtimet e Lulzim Bashës do të jenë thjeshtë fjalë.

Postimi i Palokës:

Kemi kohe deri ne mesnate te degjojme emrat e 5004 “delegateve” sic premtoi Basha mbreme…se Basha e mban fjalen…!

Basha "harron’"të bëjë publik delegatët,

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here