‘Qeveria nuk qeveris me kërcënime’, Besnik Bislimi flet për deklaratat e Ramës

0
71

Numri dy i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të enjten e kaluar, gjatë konferencës së shtypit me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, kur tha se: “Dua të përsëris thirrjen për autoritetin e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë sepse është në radhë të parë në interesin e tyre dhe pastaj të aleancës sonë. Nga veprimet e pakonsultuara mbase mund të fitohen disa vota sot për sot duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme, por nuk fitohet e ardhmja”.

Kurti ende nuk ka komentuar, por zëvendësi i tij deklaroi se qeveria ku ai bën pjesë nuk qeveris me kërcënime.

-Keni komunikuar me Ramën për të sqaruar keqkuptimet për qëndrimin e njëanshëm mund t’i kushtojnë Kosovës.

Raporti i Kosovës me SHBA-në është i ndërtuar mbi principe, jo mbi kërcënime.”

-Deklarata të tilla nuk janë aspak shqetësuese?

Çdo deklaratë merr trajtimin e merituar, por qeveria nuk qeveris me kërcënime, por me politika dhe me ligje. Ne kemi një ambasador në SHBA dhe SHBA ka ambasadorin e saj në Kosovë. Nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtetet e tjera për t’ia komunikuar ne qëndrimet tona SHBA-ve. Kurti ka linjë të drejtë komunikimi me zotin O’ Brian.”

-Jeni përpjekur që përmes kryeministrit Rama t’i sqarohet ky qëndrim sekretarit Blinken?

Ka një tendencë që Kosova të shihet nga prizmi ndërkombëtar nga dy ekstreme. Ekstremi i parë është që Kosova nuk ka kapacitete të marrë vendime autonome. Nga ana tjetër t’i vendosen standarde të tilla ku Kosova nuk ka mundësi të tregojë nivele të ndryshme të performancës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here