Belind Këlliçi, i cili u pezullua nga kryesia e PD ka folur në Top Talk duke thënë se vendimet e Lulzim Bashës janë nul.
Në mbledhjen e ditës së djeshme, Kryesia e PD mori vendimin që Sali Berisha të përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike. Kështu i hoqi dhe të drejtën për të qenë anëtar i thjeshtë i partisë.
Përvec ish liderit demokrat, është marrë vendimi për përjashtimin e anëtarëve të të Komisionit të Rithemelimit të PD-së:
Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.
Ndërkohë, janë pezulluar nga e djathta deputetët: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.