Nafta në Durrës/ Porti ankohet tek prokurorët: Largoni anijet, rrezik katastrofik

0
113

Qëndrimi i dy anijeve në portin e Durrësit me 25  mijë ton karburant në to, është shndërruar në shqetësim prej autoriteteve. Me qëllim shmangien e problemeve, ata i kërkojnë akuzës zhvendosjen në ambiente të tjera. Por propozimi nuk ka gjetur zgjidhje për shkak të mungesës së kapaciteteve, por edhe kostove që shtohen nëse vendosen në çisternat që i zotërojnë privatët.

Sekuestrimi nga prokuroria, i dy anijeve cisterne të ngarkuara me mijëra ton naftë, është kthyer në shqetësim dhe problem serioz për Autoritetin Portual në Durrës.

Përmes një kërkese drejtuar prokurorisë së qytetit, Autoriteti Portual, kërkon që prokuroria të marrë masa me qëllim gjetjen e një zgjidhje dhe largimin e sasisë së naftës nga baseni ujor i Portit të Durrësit.

Kjo pasi qëndrimi i mbi 25 mijë ton natë pikërisht në dy anijet “Queen Majeda” dhe “UPT”, sjell një rrezik të mundshëm ekologjik dhe shkatërrimtar për Portin dhe qytetin e Durrësit.

Nga ana tjetër dhe vetë prokuroria është e paqartë në zgjidhjen e kësaj kërkese që vjen nga porti i Durrësit.

Kjo pasi në një situatë kur vetëm rezervat e shtetit, nuk kanë kapacitete për të mbajtur në cisterna sasinë e karburantit, prokuroria s’mund të marrë një vendim shkarkimi të naftës nga deti në tokë.

Ora news mëson se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, përmes një shkrese i ka konfirmuar prokurorisë se të vetmit që kanë kapacitete mbajtëse, janë disa subjekte në zonën industrial të “Porto Palermos”.

Por shkarkimi i naftës tek cisternat e privatit do sillte kosto financiare për prokurorinë dhe rritjen e riskut të vjedhjes së naftës. Nisur nga mungesa e kapaciteteve shtetërore, prej 6 muaj dy anijet e mbushura me naftë vijojnë të qëndrojnë në spirancë, në basenin ujor të Portit të Durrësit, duke frikësuar autoritetin e portit për një katastrofë të mundshme.

Të dyja anijet të ngarkuara me naftë, janë bllokuar me urdhër të prokurorisë, për llogari të hetimeve që po kryhen lidhur me kontrabandimin e mundshëm të kësaj sasie nafte.

Anija “Queen Majeda”, në bordin e së cilës ndodhen 2275 ton naftë, ishte porositur nga një kompani mjaft e njohur nafte në Shqipëri.

Për këtë anije prokuroria arrestoi 6 muaj më parë 4 personat Zuhair Alkëafi kaiten anije, dy ndihmësit e tij Muajid Altabir, Amad Abushala, si dhe punonjësin e ngarkim shkarkimit sirianin Badër Tezini.

Tashmë të 4 personat janë liruar nga gjykata, duke qëndruar në bordin e anijes “Queen Majeda”, të mbushur plot me naftë. Ndërsa anija e dytë është “UPT”, e cila rezulton të jetë e ngarkuar me një sasi prej 22.500 tonë naftë.

Për këtë rast kanë lindur dyshime të forta se e gjithë sasia e naftës, e ka origjinën nga Rusia. Ndërsa në Shqipëri kompania që e kishte porositur ishte “A.V Internacional Group”, e cila zotërohet nga biznesmeni i hidrokarbureve Piro Bare dhe administrohet nga shtetasja, Orledia Bare.

Për këtë rast është arrestuar kapiteni rus i anijes Alexey Smaznov, i cili aktualisht vijon të mbahet në burg. /Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here