Avokati zbulon: Shqipëria e ka të pamundur të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit siç do Rama

0
106

A mund të dalë Shqipëria nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, siç paralajmëroi Edi Rama?

Avokati Jordan Daci tregon për Syri Tv pse kjo është pothuajse e pamundur.

Deklaratën e Edi Ramës ai e quan aventurë të paimagjinueshme, ndërsa shton se Gjykata e Arbitrazhit është pjesë e Bankës Botërore.

Mundësia është pothuajse zero. Bëhet fjalë për një Konventë të vitit ’66 që ne e kemi ratifikuar në ’91. Bëhet gjalë për Gjykatën që është pjesë e grupit të Bankës Botërore, ku midis të tjerave Shqipëria varet çdo vit nga BB qoftë për garancitë që jep për kredimarrie dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me buxhetin. Normalisht që çdo Konventë në parim është e denoncueshme që një shtet mund të heqë dorë, por kjo bëhet me vendim Kuvendi dhe së dyti, kjo nuk vlen për çështjet e regjistruara më parë dhe ka një periudhë mbrojtje 6 muaj. Nëse ne kemi me dhjetëra raste të tjera që kemi pranuar këtë juridiksion ky mund të jetë një shkak që brenda 6 muajve, kur njoftohet dalja, të kemi një numër papritur të çështjeve që dërgohen në Gjykatë. Kjo nuk është zgjidhja, për më tepër që raportet e Shqipërisë më vendet më të zhvilluara të botës nga SHBA dhe gjithë vendet e BE do të ishin në rrezik dhe do të bënte që Shqipëria të shndërrohej në një pikë ku do ishte rrezik maksimal për investimet e huaja. Nuk mendoj se do ishte hapi i duhur, përkundrazi duket një aventurë gati e paimagjinueshme që nuk besoj se një njeri normal mund ta marrë”, u shpreh ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here