Gazetari ngre shqetësimin: Tirana është kryeqyteti i vetëm pa trotuar, ne i kemi zhdukur dhe asgjësuar ato !

0
116

Gazetari Leonard Olli i ftuar në Euroneës Albania tha se në Tiranë vërtetë janë bërë punime gjatë dy mandateve të Erjon Velisë, por këto punime janë minimaliste ndërsa kryeqyteti vazhdon të jetë shumë probleme.

Një nga problemet që Olli e theksoi më shumë ishte mungesa e trotuarve, sipas tij Tirana nuk ka trotuare në 50% të sipërfaqes së saj.

‘Edhe ato punë që janë bërë, janë detyrë minimaliste. Por çështja është te thelbet. Problemi është se në Tiranë është dendësi e jashtëzakonshme për metër katror, problem është pamundësia për të jetuar në Tiranë. Zoti Këlliçi e ka ngritur me të drejtë problemin e sistemit të Lanës që është bërë gangrenë reale për ndotjen.

Por edhe menaxhimi i qytetit ka probleme, edhe transporti publik. Unë kam ngritur që nga viti 2004 një problem që besoj se e ndeshim të gjithë në qytetin tonë edhe tani në vitin 2023. Tirana është kryeqyteti i vetëm pa trotuar. Ne kemi zhdukur dhe asgjësuar trotuaret, Tirana nuk ka trotuar në 50% të sipërfaqes së saj. Trotuaret e vetëm janë ato që janë siguruar nga sistemi komunist”,-tha Leonard Olli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here