Qeveria e Kumarit dhe 133 mijë nxënës pa shkollë!

0
233

Shifra alamante, shqetësuese për shoqërinë. Në këto 5 vite pushtet të qeverisë, Rama me shok ia doli që 133 mijë nxënës e studentë të braktisin bankat e shkollës. Në dy fushata të Ramës për kryeministër, në premtimet elektorale, arsimi dhe punësimi ka qënë ndër kryesoret, por siç ndodh rëndom këto mbeten fjalë për të mbushur mitingjet dhe platformën e rilindjes që s’duket asgjëkundi.

Çfarë do të thotë një shoqëri e pashkolluar, e pazantë, e papunësuar? 

Sot gjendemi përpara një situate ku të rinjët e vendit tonë mbeten të gjunjëzuar përpara ngërçit të krijuar. Në qoftë se 133 mijë nxënës nuk shkollohen, çfarë do të bëhet me to? Punësim asgjëkundi!! A mos Rama po ua tregon rrugën e krimit këtyre të rinjëve, kjo s’do shumë për t’u kuptuar, ligji favorizues për lojrat e fatit duhet të ketë ‘klientët’ e saj. E kush më mirë se të rinjët të paarsimuar, të papunë, në udhëkryqin padalje do i shtohen kumarit. Rama ka menduar mirë, se në një situatë të tillë oligarkët e qeverisë do udhëheqin lirisht krimin dhe bandat e drogës. Në këtë treg të egër për ata që janë të shkolluar dhe të specializuar, mision i pamundur mbetet punësimi, aq më tepër për ata të rinjë që e kanë braktisur arsimin. Në një kohë kur duhet të kishte kurrikula të posaçme dhe për ata që do donin të ndiqnin arsimin profesional për t’iu drejtuar zanateve, ajo çfarë sot përballen të rinjët shqiptarë janë dyert e mbylluar dhe largimi nga vendi mëm. Po kjo gjysma e së keqës përballë atyre që për shkak të këtij kolapsi iu drejtohen rrugeve te krimit. Harron Rama se nje kumarxhi do thotë baraz me shkatërrimin e një familje, baraz me dhune në familje, me gra dhe fëmijë të dhunuar dhe të shypur. Ku po shkon shoqërija jonë? Probleme që duhen kapur që në gjenezë, njerëz që sot kanë në dorë pushtetin po i vënë flakën vendit.

Sipas INSTAT:

– nga arsimi 9 vjecar janë larguar 57,403 nxënës

– nga arsimi mesëm janë larguar 31,875 nxënës

– nga arsimi i lartë janë larguar 44,425 studentë.

©standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here