Tabaku: Fatura e arbitrazhit është 392 mln Euro!  

0
126

Deputetja e PD Jorida Tabaku deklaron se fatura e shtetit shqiptar në Arbitrazh është 392 mln euro. Tabaku deklaron se qeveria kur i ka interesuar i ka çuar palët në Arbitrazh, ndërsa në rastin e  Incineratorit e përdor si alibi për të vazhduar kontratën 430 mln euro.

 

“Fatura e arbitrazhit është 392 mln Euro!

Arsyet e kësaj shifre marramendëse lidhen me mënyrën se si qeveria ka trajtuar kontratat publike. Aty ku i ka interesuar ka shpërfillur çdo logjikë ligjore duke i çuar palët në Arbitrazh ndërsa tek rasti inceneratorit dhe pagesës së tij e përdor Arbitrazhin si alibi për të vazhduar kontratën 430 mln euro!

Arroganca dhe mendjelehtësia se askush nuk do japë llogari për abuzimet me taksat e qytetarëve që merren për të shlyer detyrimet e keq qeverisjes do paguhen një ditë. Sa më shumë shtyhet afati aq më e lartë kamata!

Për 3 dekada prania në gjykatën e Arbitrazhit na ka dhënë dhe i ka dhënë siguri palës tjetër. Përpjekjet për të ikur nga kjo gjykatë tregojnë përbuzjen e një qeverie për sundimin e ligjit dhe respektimin e pronës edhe sipërmarrjes!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0d4UmgdxsdySqekoEHxdJResos1Z9v5N6tYTuGWyAV9h61BudQgzQk5edQQpPk2Ml&id=100044381798037&mibextid=Nif5oz

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here